Harry befason në televizionin britanik: pi uiski para kamerave, flet për jetën e fëmijëve dhe lidhjen me atdheun

Një paraqitje e papritur e Princit Harry në emisionin britanik “This Morning” ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa ai u shfaq i qeshur, konsumoi një gotë uiski në studio dhe ndau detaje nga jeta e tij familjare pas kthimit në Britani.

I ulur pranë prezantuesve Alison Hammond dhe Dermot O’Leary, Duka i Sussex-it tha se e ndjen veten mirë që ndodhet sërish në vendin ku lindi, duke nënvizuar se Britania mbetet shtëpia e tij, edhe pse vitet e fundit i ka kaluar në Kaliforni.

Të lidhura

None found

“Është fantastike të jem sërish në tokën time. Po i shijoj edhe një herë ditët e ftohta të dimrit. Kur jeton jashtë dhe e sheh vendin nga larg, vëren shumë gjëra, por tani që jam kthyer, gjithçka më duket e njohur. Britania është shtëpia ime. Më kishin munguar dimrat,” u shpreh Harry.

Një pjesë e konsiderueshme e bisedës u përqendrua te fëmijët e tij, Archie dhe Lilibet, dhe se si ata janë ambientuar pas lëvizjes nga Kalifornia në Britani. Princi tregoi se të dy janë përshtatur shumë mirë me mjedisin e ri shkollor dhe se ky ndryshim ka ndikuar ndjeshëm në forcimin e vetëbesimit të tyre.

“Vetëbesimi i të dyve është rritur jashtëzakonisht që kur kanë nisur shkollën në Britani. Është diçka vërtet e bukur,” tha ai.

Ai theksoi se një nga risitë më të dukshme për fëmijët ka qenë veshja e uniformës shkollore, ndërsa me humor shtoi se po mundohet t’u zbusë theksin amerikan që kanë marrë.

“Po përpiqem t’ua heq theksin amerikan dhe miqtë e tyre në shkollë po bëjnë të njëjtën gjë,” u shpreh princi.

Nuk munguan as çastet e këndshme gjatë intervistës. Harry përqafoi njëkohësisht Alison Hammond dhe Dermot O’Leary, bëri batuta me ta dhe madje piu një gotë uiski teksa merrte pjesë në përgatitjen e një ëmbëlsire tradicionale të Krishtlindjeve.

Së bashku me shefin e kuzhinës Phil Vickery, princi ndihmoi në përgatitjen e kekut festiv dhe tregoi se bashkëshortja Meghan si dhe vjehrra e tij janë shumë të afta në kuzhinë. Ai shtoi se do t’ua besonte atyre organizimin e menusë së Krishtlindjeve, duke përmendur si opsione gjelin e detit ose një pjatë tradicionale gumbo.

Duka i Sussex-it u pyet gjithashtu për filmin e ardhshëm të James Bond dhe për zgjedhjen e Robert Pattinson në rolin e agjentit të famshëm britanik.

“James Bond, 100%. Dua të sigurohem që roli të jetë në duar të mira,” tha ai, ndërsa për Pattinson shtoi: “Mendoj se është fantastike, mezi pres ta shoh.”

Gjatë intervistës, princi foli edhe për Invictus Games, kompeticionin sportiv për ushtarakët dhe veteranët e plagosur, të sëmurë apo të lënduar, i cili ka qenë në qendër të angazhimeve të tij vitet e fundit. Në studio e shoqëronin dy ish-pjesëmarrës të këtij kompeticioni, Josh Boggi dhe Jules Bales, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe ndikimin që Invictus Games ka pasur në jetën e tyre.

“Invictus të jep një mundësi të re në jetë, të prezanton me alternativa të tjera për të rifituar vetëbesimin dhe besimin te vetja, si dhe për të kuptuar se për çfarë je vërtet i aftë,” u shpreh Harry.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të lojërave në Birmingham, duke kujtuar se spitali Queen Elizabeth i këtij qyteti ka trajtuar shumë ushtarë britanikë të plagosur në Irak dhe Afganistan.


Shtuar më 20.11.2026 17:34

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet