Dhjetë vjet pas Brexit, Britania e Madhe i drejtohet sërish Bashkimit Evropian

Një dekadë pas referendumit për Brexit-in, Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr hapa për të forcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Kryeministri britanik, Andy Burnham, dhe zyrtarët e lartë të BE-së kanë nënshkruar një paketë të re marrëveshjesh që synon thjeshtimin e tregtisë, thellimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për të rinjtë.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj marrëveshjeje, deri në 100 mijë të rinj nga secila palë do të mund të banojnë, studiojnë dhe punojnë në vendet përkatëse për një periudhë deri në tre vjet, ndërsa parashikohet edhe heqja e disa barrierave tregtare që prekin produktet ushqimore.

Duke cituar CNN, Burnham e vlerësoi marrëveshjen si historike, duke deklaruar se ajo mbyll një dekadë përçarjeje dhe përfaqëson një fitore si për Britaninë ashtu edhe për Evropën.

Ndërkohë, opozita konservatore dhe Nigel Farage e kanë kundërshtuar afrimin me Brukselin, duke akuzuar qeverinë se po rihap një debat që e ndau vendin.

Kryeministri ka shprehur dëshirën që Britania të rikthehet në BE gjatë jetës së tij, por ka përjashtuar një mundësi të tillë gjatë mandatit aktual parlamentar.

Vlerësimet tregojnë se Brexit-i e ka kufizuar rritjen ekonomike të Britanisë, me humbje të mundshme nga 2% deri në 8% të prodhimit ekonomik. Ekzekutivi britanik pret që këto marrëveshje të reja t’i japin hov ekonomisë dhe të thjeshtojnë shkëmbimet tregtare me partnerin kryesor tregtar të vendit.

Megjithatë, pavarësisht këtij afrimi të ri, rikthimi në BE mbetet i largët. Çështjet e sovranitetit, rregullave tregtare dhe lëvizjes së lirë vazhdojnë të jenë pengesa, ndërsa edhe drejtuesit evropianë paralajmërojnë se negociatat e ardhshme nuk do të jenë të lehta.


Shtuar më 20.11.2026 17:45

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet