Komisionerja Marta Kos propozoi 15 vite periudhë prove për shtetet e reja anëtare me paralajmërimin për heqjen e të drejtës së votës, por tani kjo periudhë do të jetë tashmë 10-vjeçare.
Vendimi u mor nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare duke e ndërlidhur këtë paralajmërim për rastet kur shtetet e reja anëtare do të ndëshkohen për shkelje të rënda të sundimit të ligjit ose pengim të vendimeve të BE-së.
Komisioni Evropian e zbuloi propozimin muajin e kaluar për të shmangur një përsëritje të përvojës me Hungarinë nën Viktor Orbán, qeveria e të cilit shkeli vlerat themelore të bllokut dhe përdori vazhdimisht veton e saj për të bllokuar vendimet që kërkonin unanimitet.
Disa vende, veçanërisht Italia dhe anëtarë të tjerë të grupit Miqtë e Ballkanit Perëndimor, i cili mbështet anëtarësimin e rajonit ishin kundër periudhës së ndëshkimi me zgjatje 15 vjeçare.
Presidenca Irlandeze ka propozuar gjithashtu ndryshimin e mënyrës se si aktivizohet masa mbrojtëse, me vendime të marra me shumicë të kualifikuar, që do të thotë një shumicë vendesh që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së.
Propozimi i Irlandës do të formojë bazën e masave mbrojtëse në traktatin e pranimit të Malit të Zi, të cilin Komisioni synon ta ketë nënshkruar deri në muajin qershor të vitit 2027.
Ajo që mbetet e paqartë është nëse masat mbrojtëse do të përshtaten vetëm për Malin e Zi apo do të krijojnë një precedent për të gjithë anëtarët e ardhshëm të BE-së.
Shqipëria është projektuar si shtet pararojë e dyta në radhë për tu anëtarësuar në BE pas Malit të Zi.










