Skënderbeu surprizon Egnatian, në mbrëmje vjen derbi i veçantë i “Daja-ve” Në fund të këtij sezoni, Nico Paz do të largohet nga Como për t’u kthyer te Reali i Madridit. Klubi madrilen vendosi të aktivizojë klauzolën e riblejres së futbollistit prej 80 milionë eurosh në mënyrë që të ketë, produktin e krijuar nga Akademia e tij.
Kjo është ajo që flitet në median spanjolle dhe më konkretisht nga gazetari Melchor Ruiz që u prononcua për Deportës COPE.
Kjo do të thotë se Reali i Madridit i largoi edhe dyshimet e fundit për kohën e rikthimit të Nico Paz që ishte thuajse e paevitueshme duke parë rritjen konstante të futbollistit, për të mbyllur një operacion të komplikuar që nisi në 2024 me një derdhje të parë prej 6 milionë eurosh nga ana e Comos që vojoi verën e kaluar me blerjen e pjesës tjetër prej 50% të kartonit për 60 milionë euro, ndërkohë që akordi kishte fiksuar shifrën 120 milionë euro si vlerë totale për kartonin e lojtarit.
Nico Paz, autori i 6 golave dhe 8 asist sezonale në Serie A dhe Ligën e Kampioneve do të vazhdojë të udhëheqë në fushë skuadrën e Fabregas deri në qershor, më pas do të kthehet te Reali i Madridit.
Top Channel