Skënderbeu thyen Egnatian, vendos Lagonidis
Skënderbeu ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 12-të të “Abissnet Superiore” duke mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0 në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Skuadra korçare arriti të zhbllokojë sfidën që në minutën e 2-të. Një goditje këndi është shfrytëzuar nga Lagonidis, i cili goditi saktë me kokë duke mposhtur portierin e rrogozhinasve.
Formacioni i Nevil Dedes tentoi në minutat në vazhdim, por pa sukses, ndërsa në fundin e pjesës së parë Aleksi la skuadrën me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë Adjesa arriti të shënojë për rrogozhinasit, por gjithçka u ndal për një pozicion jashtë loje. Rastet nuk munguan në minutat në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Një fitore e rëndësishme kjo për Skëndebeut që ngjitet në kuotën e 17 pikëve, Egnatia humbet mundësinë për tu “arratisur”, mbetet në kuotën e 27 pikëve, në vend të parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




