E premte, 20 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Tragjedi në SHBA/ Burri vret gruan dhe tre fëmijët e mitur, më pas edhe veten

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së enjtes, më 19 nëntor, në banesën e një familjeje në rrugën Sparkman, në qytetin Plant City të Floridës.

Sipas autoriteteve, një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 1, 3 dhe 5 vjeç, përpara se të qëllonte veten dhe të humbiste jetën.

Ngjarja u zbulua pas një telefonate të marrë nga qendra e emergjencave në orën 15:29, sipas orës lokale.

Sherifi i qarkut Hillsborough, Chad Chronister, bëri të ditur se operatori që mori telefonatën dëgjoi fillimisht zërin e një burri duke thënë: “Më fal, mik”, e më pas një zhurmë të fortë, që dyshohet se ishte një e shtënë me armë.

Reklamë

Pak çaste më vonë, në telefon u dëgjua një fëmijë i vogël duke iu lutur të atit që të mos e qëllonte.

Policia mbërriti në banesë rreth orës 15:40, ku gjeti pesë anëtarët e familjes të pajetë, të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes

Sipas sherifit, familja jetonte në atë banesë prej rreth një viti dhe gjatë kësaj periudhe nuk ishte regjistruar asnjë telefonatë e mëparshme në polici për atë adresë.

Gjithashtu, asnjëri prej dy prindërve nuk rezultonte të kishte precedentë penalë të njohur.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetet e viktimave dhe nuk kanë dhënë detaje mbi motivin që mund të ketë çuar në këtë tragjedi.

Sherifi Chronister e cilësoi skenën me të cilën u përballën efektivët si “diçka që nuk është asgjë më pak se e keqja absolute”.

Ai theksoi se ngjarja ka shkaktuar një tronditje të rëndë emocionale si te punonjësit e policisë, ashtu edhe te operatori i urgjencës që mori telefonatën.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.