Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti thotë se protesta e 28 Nëntorit do të jetë madhështore. Për të Rama do të rezistojë sa të mundet me polici dhe me krim. Sipas Alizotit, fundi i Ramës është i pashmangshëm. ”Protesta do vazhdojë, e ka fituar betejën e saj, sepse është rendi i ditës. Protesta e 28 Nëntorit do jetë shumë e madhe. Do vazhdojë sepse do të rritet pakënaqësia”.