Skënderbeu vazhdon të befasojê dhe tregojë rritje të jashtëzakonshme teksa sot ka arritur fitoren e katërt nê 6 ndeshjet e fundit të Superiores ku gjithashtu ka marrë dy barazime. Dhe fitorja nuk ishte dosido por ndaj kampiones në fuqi, Egnatia, me njê gol që erdhi nê startin e takimit me grekun Lagonidis.
Skuadra korçare shënoi shpejt me Lagonidis e më pas diti si të mbante larg katërkëndorit sulmin e rrezikshëm të ekipit rrogozhinas.
Egnatia tentoi por pa shumë sukses që të gjente rrjetën, ndërsa ekipi vendas u favorizua edhe nga fakti se Aleksi la skuadrën e tij me 10 lojtarë që në fundin e pjesës së parë teksa u ndëshkua me të kuq.
Egnatia, ndoshta më shumë me mendjen te e enjtja qe mund te jete vendimtare mbi fatet e saj në Conference League, sonte nuk ishte ne nivelin qe pritej.







