Ka nisur protesta e 174-të kundër qeverisë sot më 20 nëntor. Qytetarët janë grumbulluar përpara Kryeministrisë.
Në këtë vend janë mbledhur edhe efektivë të shumtë, që nuk lejojnë protestuesit të qëndrojnë në bulevard. Kjo, në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë, që nuk lejon qytetarët të qëndrojnë në sheshe.
Protestuesit kanë deklaruar se Akti Normativ është i paligjshëm.
Policët janë duke shtyrë protestuesit drejt trotuareve, për të zbatuar Aktin Normativ. Policia nuk kursen as personat që qëndrojnë në trotuare. Ndërsa, janë kryer edhe shoqërime të qytetarëve.
Me Aktin Normativ të qeverisë, qytetarët nuk lejohen të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” as paqësisht dhe situata është absurde.
Në protestën e sotme ka pasur edhe një bandelorë, me 28 Nëntorin, datë kur pritet të mbahet protestë madhështore dhe me foto të flamingove, çka nënkupton rikthimin e ‘revoltës së flamingove’.
