Deputeti australian i propozon partneres gjatë fjalimit të tij në Parlament (VIDEO)

20 Nëntor 2026 | 18:33

Një moment i papritur dhe prekës ndodhi në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor, Australi. Deputeti Jordan Lane vendosi ta përfundonte fjalimin e tij të lamtumirës me një propozim martese për partneren e tij, Natalie, me të cilën është në një lidhje për më shumë se një dekadë.

Ngjarja ndodhi të enjten, më 19 nëntor, gjatë fjalimit të fundit të politikanit 32-vjeçar në parlamentin e shtetit, përpara tërheqjes së tij nga politika.

Lane, i cili përfaqëson rajonin Ryde të Sidneit dhe i përket Partisë Liberale, i habiti kolegët e tij kur u kthye duke parë në drejtim të partneres së tij. Duke iu drejtuar Kryetarit të Parlamentit, Lane njoftoi se kishte edhe një pyetje të fundit, por nuk kishte të bënte me politikën.

“Z. Kryetar, pyetja ime e fundit si deputet për Ryde është për dashurinë time të madhe, Natalie”, tha ai, duke i habitur të pranishmit.

Pastaj nxori një unazë fejese dhe e pyeti: “A do të martohesh me mua?” Salla shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa Natalie, dukshëm e prekur nga veprimi i papritur dhe më pas u përgjigj pozitivisht.

“Do të doja që të regjistrohej në procesverbal se ajo tha ‘po’”, tha ai duke buzëqeshur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kërkon marrëveshje paqeje për Ukrainën para janarit

Administrata Trump u ka thënë zyrtarëve evropianë dhe ukrainasë se dëshiron që Kievi të arrijë një marrëveshje paqeje me Rusinë deri në fillim të janarit,...
18:21 | 20/11/2026

Arabia Saudite sulmon objektivat e armëve të Huthëve, teksa kap raketa dhe dronë nga Jemeni

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen tha të premten se forcat e saj goditën...
18:06 | 20/11/2026

Shtëpia e Bardhë: Trump ende optimist se mund të arrihet një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

Shtëpia e Bardhë tha të premten se presidenti amerikan, Donald Trump është “optimist” se një marrëveshje paqeje mund të arrihet përfundimisht midis Rusisë dhe Ukrainës,...
17:52 | 20/11/2026