Një grup i vogël qytetarësh u mblodhën në protestë para godinës së Kryeministrisë, ku u përplasën me efektivët e Policisë.

Policia ndërhyri për të zhvendosur protestuesit nga bulevardi Dëshmorët e Kombit në trotuar, për të liruar rrugën dhe për të mundësuar qarkullimin e automjeteve në zbatim të aktit normative.

Por, efektivët hasën në kundërshtimin e protestuesve, të cilët u përplasën me policët. Këta të fundit arritën t’i zhvendosin në Bulevard.