Kabineti qeveritar gjerman miratoi një projektligj që zgjat kohëzgjatjen maksimale të kontratave të punës me afat të caktuar (pa arsye objektive) nga dy në katër vjet. Kjo paketë reformash, e prezantuar dhe miratuar më 18 nëntor 2026, synon të ndihmojë kompanitë të përballojnë sfidat aktuale ekonomike dhe të lehtësojë punësimet e reja. Sipas raportimeve nga Deutsche Ëelle ndryshimet kryesore të përfshira në këtë projektligj janë, punëdhënësit mund të lidhin kontrata me afat të përcaktuar pa pasur nevojë për një justifikim objektiv deri në 4 vjet, duke dyfishuar kufirin aktual prej 2 vitesh, Brenda periudhës katërvjeçare, kontrata mund të rinovohet deri në gjashtë herë nga tre herë që lejohet aktualisht. Po ashtu, kërkesat formale do të lehtësohen, duke lejuar që marrëveshja për afatin e kontratës të bëhet edhe në formë tekstuale pa pasur nevojë domosdoshmërisht për nënshkrim fizik në letër. Sipas DË, këto rregulla të lehtësuara janë të përkohshme dhe do të vlejnë për punësimet e reja të kryera deri më 31 dhjetor te votit 2030.