Nga foltorja e ripërtëritjes në Tiranë, kryetari i PD, Sali Berisha bëri me dije se pas 35 vitesh demokraci është rikthyer partia-shtet.
Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha tha se ekipet më serioze ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit.
‘Zgjedhjet i kishim aspiratë, por jo se i kishim përjetuar. Se ne kishim përjetuar zgjedhje vetëm në kushtet e partisë-shtet, e cila i fitonte ato sa deshte’, theksoi gjatë fjalës së tij, lideri i së djathtës.
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje vëllazërore, të përzemërt, për të gjithë ju demokratë e demokrate në këtë sallë, kudo që ndodheni, për qytetarët dhe qytetaret e Tiranës, në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë.
Të dashur deputetë e deputete të Partisë Demokratike, drejtues të degëve të kësaj partie dhe drejtues të partisë.
Së pari, unë kam një mirënjohje të veçantë, të pakufishme, për të gjithë ju këtu dhe të gjithë demokratët e demokrate, mbështetësit dhe mbështetëset tanë, të cilët, në kushtet e një prej diktaturave më të shëmtuara, më të pamëshirshme, më të egra, ia dolët të qëndroni të pamposhtur. Ia dolët dhe në kohërat më të vështira të qëndroni opozitë e këtij vendi dhe të sillni sot Partinë Demokratike në prag të një fitoreje historike.
Ishte kjo qëndresa juaj, ishte besimi i qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës e të Shqipërisë që shndërroi në hiç çdo përpjekje për një Shqipëri pa opozitë, për një Shqipëri me opozitë të kontrolluar.
Ishin këto përpjekjet tuaja, kjo qëndresa juaj, që personazhin e zi, të cilin vetëm pak kohë më parë, në mënyrën më historike, e servirnin për shembull dhe yll, në një kohë kur ai ishte në të vërtetë shembulli më i zi i një qeveritari, i një kryeministri.
U kaluan të gjitha këto. Ishte përkushtimi juaj i cili bëri të mundur që ne të mbrojmë votën e shqiptarëve. Jo vetëm të mbrojmë votën, por dhe të garantojmë dëshminë ndërkombëtare me dokumente të akteve-veprimeve të atij që sot quhet padrino i Shqipërisë.
Ishte qëndrimi juaj, ishte përkushtimi juaj në procesin zgjedhor që bëri të mundur që ne të faktonim para shqiptarëve dhe botës se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan si farsë, u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Unë dhe një pjesë e juaja e rikujtojmë dhjetorin e vitit '90, janarin e vitit '91, kur ne ngriheshim në sheshet dhe rrugët e Tiranës me kërkesë themelore: ndarjen e partisë nga shteti.
Në atë kohë, ne s'kishim votuar kurrë si njerëz të lirë dhe, në fakt, nuk dinim ç'ishin zgjedhjet e lira. Zgjedhjet i kishim aspiratë, por jo se i kishim përjetuar. Se ne kishim përjetuar zgjedhje vetëm në kushtet e partisë-shtet, e cila i fitonte ato sa deshte.
Por tragjike është se pas 35 vitesh, jo ne, po ekipet më serioze ndërkombëtare që vëzhguan zgjedhjet e 11 majit i damkosën ato si zgjedhje të partisë-shtet, pra si një farsë e vërtetë elektorale.
© SYRI.net
Anëtarja e kryesisë PD-së, Xhetani: Ripërtëritja, pas çdo të riu shoh një mundësi të re për këtë parti
VIDEO/ Këlliçi: Rama është në ditën e tij më të zezë, të gjitha sondazhet e nxjerrin humbës. Tirana fitohet me bashkimin e opozitës
Meta: Do të fitojmë Tiranën, Shqipëria do të fitojë, ripërtëritja kërkon bashkimin e përvojës me energjinë e të rinjve