Situata është përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit gjatë ndërhyrjes për lirimin e Bulevardit.

Policia ka ndërhyrë për të larguar qytetarët që kishin zënë hapësirën e rrugës, me synimin për të rikthyer normalitetin në qarkullimin e automjeteve.

Lëvizja e efektivëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike, duke rënduar situatën në zonën përreth godinës së Kryeministrisë.