Protesta e 174-të radhazi e studentëve dhe qytetarëve kundër ekzekutivit vijon edhe sot.
Pasi autoritetet nuk u dhanë leje për t’u mbledhur te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit kanë nisur një marshim nëpër rrugët e Tiranës.
Të lidhura
None found
Në krye të grupit ecën flamurtari, i cili po drejton turmën e protestuesve.
Teksa marshojnë, ata brohorasin njëzëri “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Ndërkohë, forcat e rendit vazhdojnë t’i mbajnë nën mbikëqyrje nga prapa edhe gjatë ecjes.







