Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim disaorësh me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Takimi u mbajt në Athinë, në kuadër të nismës “Prania Besnike”, ku dhjetëra bashkëatdhetarë patën mundësinë të paraqesin shqetësimet dhe problematikat e tyre.
Përmes një reagimi, Balla bëri të ditur se i ka dëgjuar personalisht kërkesat e qytetarëve, duke shprehur besimin se çështjet e ngritura do të marrin zgjidhje. Ai theksoi se detyra e deputetit është të përcjellë ankesat pranë institucioneve përgjegjëse dhe të kërkojë llogari për trajtimin e tyre.
Balla rikujtoi gjithashtu se institucionet duhet të japin përgjigje brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.
