“Personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest, nuk mund të largohen nga vendi,” ka deklaruar kështu Policia Kufitare e Serbisë, pas raportimeve se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, mund të jetë larguar nga Serbia. Policia Kufitare e Serbisë sqaroi se nuk mund t’ia ndalojë askujt kalimin e kufirit pa pasur një bazë ligjore ose një vendim gjykate që ia kufizon lirinë e lëvizjes. Radoiçiç, nën hetime për sulmin e armatosur në shtator 2023 në Banjskë të Kosovës, nuk u paraqit në polici më 15 nëntor, ndonëse ishte i detyruar ta bënte këtë sipas një vendimi gjyqësor.