Protesta e 174 kundër qeverisë, qytetarët marshojnë në Tiranë: Në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim!


Pas përplasjeve me policinë para Kryeministrisë, ku protestuesit nuk janë lejuar të zhvillojnë tubimit paqësor, qytetarët kanë zhvendosur protestën në akse të ndryshme të Tiranës.
Protesta e sotme shënon ditën e 174-t të qëndresës së qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët e kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për mobilizim në protestën kombëtare të 28 nëntorit.
Gjatë marshimit drejt zonës së Myslym Shyrit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet: “Në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim! Ne sistemin do rrëzojmë dhe lirinë do fitojmë!”.
360grade.al



















