Korrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim me ryshfet, kufij të pasigurtë dhe laboratorë të pa akredituar!

Kategorizimi i subjekteve private që prodhojnë ushqim në Shqipëri dyshohet se është bërë me korrupsion dhe ryshfet, duke njollosur të gjithë procesin të iniciuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Ministria e Bujqësisë. Në pjesën e parë të investigimit, Vox News publikoi sesi ekspertët e BE-së verifikuan stabilimentet ushqimorë në vendin tonë, ku drejtoresha e AKU-së Blerina Gjylameti dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, iu kishin vënë “5 yje”.

BE-ja faktoi se, 5 nga 6 stabilimente që pridhojnë qumësht u kategorizuan më favorshëm nga AKU. Gjithashtu, të 6 stabilimentet e peshkut morën kategorizim më të favorshëm. Një skandal i paprecedentë, që vë në qendër të të gjithë skemës dy zyrtarë të lartë. Madje, është bërë abuzim i madh edhe me kategorizimin e subjekteve të shpendëve, pasi të gjitha rezultuan të vlerësuara më favorshëm nga AKU. Apo edhe 6 stabilimentet e mishin të kuq!

“Rreth 97 % e stabilimenteve të vlerësuara me listat aktuale nuk përmbushin kërkesat e legjislacionit shqiptar”, thuhej në raport, ku vetë ekspertët e BE-së thanë se subjektet privatë mund të kenë paguar ryshfet. Por, kujt?!

Në pjesën e dytë të investigmit, Vox News, ka hulumtuar raportet e Komisionit Europian, që nxin totalisht Shqipërinë, duke nisur nga mungesa e laboratorëve të akredituar, gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore, apo edhe mos kontrollin e kufijve.

 “Nëse autoritetet mbështeten te kategorizimet ekzistuese, Shqipëria rrezikon të paraqesë një pasqyrë jo të besueshme të sektorit ushqimor. Nëse zgjidhet të mbrohen pa transparencë rezultatet e kontestuara të AKU-së, mund të cenohet rëndë besimi i partnerëve evropianë dhe mbështetja e tyre për procesin”, thotë një ekspert për Vox News.

Dhe, në gjithë këtë situatë; A do të hetohen dyshimet për favorizime, ryshfet dhe presion ndaj operatorëve, dhe a do të ndërtohet një proces i ri mbi listat e kontrollit sipas standardeve të BE-së?

Ekspertët pohojnë se kërkohet publikimi i metodologjisë, auditim i kategorizimeve të kontestuara, shqyrtim i çdo indicie për korrupsion dhe rivlerësim transparent me mbështetje teknike evropiane.

“Përgjegjësia duhet të përcaktohet mbi prova, ndërsa programi i përmirësimit të stabilimenteve duhet të pasqyrojë gjendjen reale, jo thjesht rezultatet e një procedure administrative”, përfundojnë ata.

Korrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim meKorrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim me

Korrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim meKorrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim me

Korrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim meKorrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim me

Korrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim meKorrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet – Kategorizim me

Në foto: Raporti i Komisionit Europian, kapitulli 12, siguria ushqimore, veterinare dhe fitosanitare  

Por, çfarë thuhet në raportin e KE-së për sigurinë ushqimore në Shqipëri? Në kapitullin 12, siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare, Komisioni Europian shkruan se duhet një bashkim i AKU-së e AKVMB-në. “Laboratorët zyrtarë ende nuk janë caktuar në përputhje me parimet e rregullores për kontrollet zyrtare. Për rrjetin e laboratorëve zyrtarë, ende duhet të vendosen metoda të validuara të kontrollit, për të garantuar besueshmërinë e rezultateve për speciet dhe kategoritë përkatëse të produkteve” thuhet në raport.

Pra, s’ka siguri! Më tej evidentohet se nevojiten përpjekje të mëtejshme për zhvillimin e kapaciteteve, akreditimin dhe validimin e metodave. “Gjithashtu, kontrollet kufitare duhet të forcohen dhe pikat aktive të kontrollit kufitar duhet të përafrohen me kërkesat e BE-së përpara anëtarësimit” thotë KE.

Edhe kufijtë s’i kemi të sigurt?

Normalë që po, pasi s’kemi as laboratorë për të bërë analizat e produkteve dhe as specialistë që duhet të kontrollojnë ushqimet. Në vend të tyre, kemi disa sekserë që, nëse paguan ryshfet, mund të fusësh çfarëdolloj ushqimi në vendin tonë, pa u kontrolluar.

KE shkruan në raport edhe për politikat veterinare. Sipas saj, gjurmueshmëria, analiza e të dhënave të mbikëqyrjes epidemiologjike dhe kapacitetet laboratorike për patogjenë të caktuar nuk janë zhvilluar plotësisht.

“Kjo kufizon aftësinë e sistemit për të identifikuar në kohë tendencat e rrezikut, për të përcaktuar prioritetet e kontrolleve dhe për të dëshmuar progresin e arritur”, thuhet në raport.

Një pikë tepër e rëndësishme për BE-në është edhe vendosja në treg e ushqimit, ushqimit për kafshë dhe nënprodukteve shtazore.

“Shqipëria duhet të trajtojë mangësitë në kuadrin ligjor, depozitimin në landfill të mbetjeve, trajnimin e veterinerëve zyrtarë dhe operatorëve, si dhe efektivitetin e sistemit aktual të kontrolleve zyrtare. Shqipëria ende nuk ka ngritur një sistem në përputhje me kërkesat e BE-së për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e nënprodukteve shtazore”, thuhet në raport.

Sipas saj, duhet një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë së qumështit dhe nuk është raportuar asnjë progres lidhur me rregullat specifike për ushqimin e kafshëve. Në fund, shkruan se duhet të forcohen masat për parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe garantimin e integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit. A mos vallë ishte një “mesazh” për Gjylametin dhe Sallën?!/ Vox News

 

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri