Arrestohet inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj selinë e PS-së nga protestuesit!

Miklovan Arapi, 41 vjeç, inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është arrestuar më 17 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Arapi është identifikuar në dhe raportuar para disa javës si një prej personave që dolën nga selia e Partisë Socialiste me hunj dhe sende të forta, gjatë përplasjes me protestuesit më 18 tetor në Tiranë.

Sipas policisë, 41-vjeçari është kapur në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Romës në Itali e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, (vepër që lidhet me marrjen e pasurisë përmes dhunës ose kërcënimit me armë),  “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.

“U kap në Tiranë, shtetasi M. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, pasi Gjykata e Apelit të Romës, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Vjedhja e rëndë’ dhe ‘Kanosja'”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Deri më tani nuk janë bërë publike hollësi mbi ngjarjet konkrete për të cilat është dënuar në Itali./

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri