I dërgoi letër publike Ballukut, Drejtoria e Burgjeve ushtron kontroll në qelinë e Veliajt! Kryebashkiaku: Lapsin e letrën s’ma merrni dot!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta pasi ky i fundit publikoi një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për qarkun e Fierit, Belinda Balluku.

Gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Ndërkohë që, siç bën me dije avokati i tij, Plarent Ndreca, kryebashkiaku iu ka thënë se: “Lapsin, letrën dhe sensin e humorit nuk ma merrni dot”.

Në letrën publike, Veliaj i drejtohej Ballukut në kuadër të “Pranisë Besnike”, duke i thënë se duhet t’i autorizonte operacionin e këmbës. Në shkrim, ai ironizonte kryeministrin Edi Rama teksa shkruante se:

“Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike. Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.”

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri