Berisha: Protestat e qershorit, uragani i lirisë së shqiptarëve! Rinia është gati ta asgjësojë këtë diktaturë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ me degët e Tiranës ka folur lidhur me protestat. Berisha u shpreh se pas protestave të PD-së në qershor u zhvilluan protestat e ‘Revolucionit të Flamingove’, të cilat ai i përshkroi si një “uragan” dhe “mrekulli”.
Ai hodhi poshtë pretendimet se ato protesta kishin motive antisemite, anti-Trump apo të nxitura nga aktorë të jashtëm si Irani, Greqia apo Rusia, duke theksuar se ato buronin nga guximi i qytetarëve. Ai vlerësoi të rinjtë për guximin dhe qëndrimin e tyre në sheshe e rrugë. Sipas tij, ata janë gati të ‘asgjësojnë’ qeverinë që e cilësoi si “diktaturë të keqe”.
“Në qershor, pas protestave të Partisë Demokratike, shpërthyen si një uragan i paparë në historinë e vendit protesta popullore, që u quajtën më vonë ‘Revolucioni i Flamingove’. Uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve, mrekullia më e madhe e protestave të tyre.
Mashtrimet dhe gënjeshtrat? Ato s’ishin kurrë as antisemite, as anti-Trump, as të nxitura nga Irani, Greqia, Rusia e të tjerë. Ato ishin shpërthim i pakënaqësisë, i guximit, i trimërisë së qindra dhe mijëra qytetarëve shqiptarë ndaj këtij regjimi, me të cilin ne luftojmë çdo ditë.
Ajo protestë kishte në vetvete një mrekulli, mrekullinë më të madhe të protestave, sepse në atë protestë protestonin së bashku qytetarë demokratë, qytetarë socialistë, qytetarë pa parti, qytetarë të partive të tjera dhe rrugët e Tiranës nuk kishin njohur ndonjëherë një protestë kaq të fuqishme, kaq madhështore, kaq epike sa protesta e qershorit.
Keni meritë shumë të madhe, sepse faktikisht, në mbrojtje të idealeve tuaja, të asaj që ju besonit, ju morët pjesë aktive dhe masive në këtë protestë, në përputhje me një kod moral të hekurt.
Ajo protestë nuk ishte e jona, ishte e qytetarëve dhe ne, si demokratë, e respektojmë atë plotësisht dhe do të ishim aty deri ditën e fundit të saj. Asnjë forcë politike tjetër nuk ka bërë, nuk ka dhënë kontributin që ka dhënë Partia Demokratike në atë protestë.
Ju nuk u impresionuat, nuk u penguat nga thirrjet ataviste kundër opozitës, apo nga njerëz të shkurtër që mendonin se Partisë Demokratike i erdhi fundi.
Po si mund t’i vijë fundi një partie që ka historinë e vet, historinë e lirisë, dhe jo vetëm që ka historinë e vet, historinë e lirisë së shqiptarëve, por ka edhe vizionin e vet, të ardhmen më të shkëlqyer të shqiptarëve që mbijetojnë në kushtet më të vështira dhe shpallin ripërtëritjen si procesin e saj themelor për t’u përballur me diktaturën?
Protestat e tetorit të studentëve dëshmuan se cilët janë kufijtë e trimërisë së shqiptarëve dhe studentëve shqiptarë. Ato dëshmuan se studentët e rinj shqiptarë janë të gatshëm, janë të gatshëm ta asgjësojnë, ta bëjnë të paqenë këtë të keqe të madhe.
Kurrë rrugët e Tiranës, sheshet e saj nuk kanë parë djem dhe vajza trima si ata. Ja pra që vërtet jemi në një, absolutisht, një diktaturë më të keqe që mund të bëhet, sepse droga është një fuqi e të keqes, është një armë ndër më të këqijat, më të rrezikshmet në duart e së keqes, në duart e narkoshtetit.
Por, nga ana tjetër, një popull i tërë sot është në këmbë dhe Partia Demokratike është më në këmbë se kurrë për të vazhduar këtë betejë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim”, tha Berisha.
Blushi në UET për librin e fundit “Historitë e Çmendura të Tiranës”: Personazhet e mi janë të vdekur ose të çmendur
Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj reagon pas akuzave të Spiropalit
- 19:43 Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës për të mos u ekstraduar në Shqipëri
- 19:35 Pas incidentit me raketa dhe dronë rusë në Poloni, Rutte viziton Varshavën të shtunën
- 19:34 Trump: Putin më tha se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse do të kisha qenë unë president
- 19:22 Kryebashkiaku i Beogradit nën akuzë për dhunë, dyshohet se ka goditur këshilltaren e opozitës
- 19:11 Trump pas takimit me Putin: Ai dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë me mjete diplomatike
- 19:09 Letonia kërkon ndalimin e hyrjes së qytetarëve rusë në BE: Nuk mund të kontrollohen kaq shumë njerëz