BE-Angli marrëveshje e re/ Një dekadë pas BREXIT Londra dhe Brukseli afrohen sërish, Burnham: Duhen ndryshime Mungesa e besimit ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike arriti në pikën që demokratët t’i paraqisnin zyrtarisht kërkesën KQZ-së për moszbatimin e identifikimit elektronik në zgjedhjet e 9 majit.
Si argument për anëtarët e Komisionit Rregullator, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, paraqiti raportin e kryqëzimit të të dhënave të pajisjeve elektronike të identifikimit në zgjedhjet e shkuara, raporton Top Channel.
“Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik. Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti. PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027”, deklaroi Marash Logu, sekretar për çështjet zgjedhore dhe ligjore i PD.
Përballë kësaj kërkese, anëtarët e Komisionit Rregullator kërkuan kohë për të marrë një opinion edhe nga nënkomisionerja Lealba Pelinku, e cila ka teknologjinë në zgjedhje në fushën e përgjegjësisë së saj.
Miratimi i këtij akti kërkon katër vota pro nga pesë anëtarët e Komisionit Rregullator, ku, me dy përfaqësues të propozuar nga opozita, kalimi i aktit është i pamundur.
Identifikimi elektronik u zbatua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, si një nga pikat e marrëveshjes së 5 qershorit mes PS-së dhe PD-së, të ndërmjetësuar nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim, raporton Top Channel.
Për zbatimin e identifikimit elektronik janë blerë mbi 5 mijë e 200 pajisje, me një kosto të përllogaritur prej rreth 30 milionë eurosh.
Top Channel