Lajmi i fundit

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

‘Bashkim dhe vetëm bashkim’, Berisha: Fronti i gjerë opozitar duhet t’i japë shtytjen e fundit regjimit të Ramës

19:42, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkimi në një front të gjerë opozitar, është shansi i vetëm për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës.

Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha përpara demokratëve në Tiranë, në foltoren e Ripërtëritjes, ndërsa shtoi se detyra e Partisë Demokratike dhe çdo shqiptari është të bëjë gjithçka kundër të keqes më të madhe, Edi Ramës dhe narkoshteti i tij.

‘…në çdo betejë je i detyruar të shohësh fushën, je i detyruar të bësh rigrupimin për të ndërmarrë sulmin tjetër. Dhe ky sulm duhet të jetë bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi’, u shpreh Berisha.

Po u mbyllën masivisht ndërmarrjet. Prodhon Shqipëria. Shqipëria është një vend i bekuar me rezerva shumë të mëdha, po eksportet u shkatërruan sepse euro, me të cilën bëjnë tregti, dollari, me të cilin bëjnë tregti në këtë vend, u zhvlerësuan 35, 33 për qind, më shumë se në çdo vend tjetër të planetit.

Dy herë më shumë, tre herë më shumë se në çdo vend tjetër të planetit. Iku prodhimi. Me radhë, dhe ikën shqiptarët, dhe ikën shqiptarët. Ndaj dhe në këto kushte, detyra e Partisë Demokratike, detyra e çdo shqiptari është të bëjë gjithçka për bashkimin në një front sa më të gjerë kundër të keqes më të madhe që ka emrin Edi Rama dhe narkoshteti i tij.

Nuk duhet të presim dhe të mendojmë se Edi Rama do të largohet nga ndërhyrjet e huaja. Jo! Nuk duhet të presim dhe të mendojmë se Edi Ramën do ta arrestojë SPAK-u i partisë. Harrojeni! Nuk duhet të presim dhe të mendojmë se Edi Ramën do ta rrëzojnë deputetët apo drejtuesit e tij. Jo, nuk ndodh.

Atëherë, Edi Rama është buzë varrit dhe ne duhet t’i japim shtytjen e fundit në banesën e turpit të historisë. Dhe kjo kërkon të bashkohemi. Të bashkohemi jo më në aleancat konvencionale që i njohim të gjithë. Jo. Të bashkohemi me të gjithë ata të cilët janë me ne ose kundër nesh, por që, si shqiptarë të vërtetë, konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për foshnjën e këtij kombi, për farën e këtij kombi, për të sotmen dhe të ardhmen e këtij kombi.

Ndaj dhe... pra, ky është një lloj bashkimi tjetër, tjetër. Por ky bashkim, ky bashkim nuk është pjellë e jona. Jo. Këtë bashkim e bënë shqiptarët në qershor. Ju them unë aty, juve. Javën e parë të qershorit në protestë kishte shumë demokratë, por kishte më shumë socialistë. Pastaj u bënë më shumë demokratë, por kishte gjithnjë dhe socialistë. E bënë shqiptarët, u bashkuan kundër të keqes më të madhe.

Dhe ne duhet të bashkohemi kundër të keqes më të madhe. Ndaj dhe unë jam këtu për t'ju ftuar juve, për të ftuar çdo demokrat dhe demokrate që në këtë mision, në këtë përpjekje të japë çdo kontribut të mundshëm për këtë bashkim.

Ndaj dhe unë ftoj sot këtu të gjitha forcat politike, edhe ato që në program janë anti-Parti Demokratike. Mbaje programin si të duash, nuk kërkoj ndryshimin, por ama nuk mund të mohosh se rreziku madhor i kombit, rreziku ekzistencial i kombit është partia e krimit dhe Edi Rama. Ndaj, hajde të bashkohemi njëherë.

Po pse të bashkohemi? T’i heqim mënjanë dhe të votojmë si qytetarë të lirë. Dhe në qoftë se alternativa jote kundër Partisë Demokratike fiton vota nga qytetarët e lirë, ne respektojmë vullnetin e tyre, sikundër edhe ti. Po qe se alternativa e Partisë Demokratike merr kuotimin më të mirë, ti do të respektosh vullnetin.

Pra, ka, ose të tjerë, të tjerë të cilët, në meritën e padiskutueshme të tyre, protestuan 170 ditë, 180 ditë. Meritë e madhe. Por bashkohu me këtë parti kundër të keqes më të madhe, se kjo parti ka midis tyre, edhe në këtë sallë midis tyre, që kanë protestuar 333 ditë, që kanë protestuar edhe 170 ditë atje, përveç atyre që kanë protestuar edhe 420 ditë në Astir.

Pra, kjo është parti e protestës. Ndaj bashkohuni, se protesta është etike. Do të ishte e pafalshme për opozitën po të mos rindërtonte dhe të ngrinte protestën më të fuqishme kundër regjimit tani që ai është në grahmat e fundit. Bravo!

U bëj thirrje, thashë, partive të tjera: të bashkohemi në këtë front, se përndryshe, përndryshe, secili merr një përgjegjësi të tmerrshme historike. Pa dashje shndërrohet në një lloj paterice të kujt? Të regjimit që i ka sallat plot me narkoeuro për t’u bërë gjëmën shqiptarëve.

Prandaj rrini larg, bashkohuni aktivistëve të cilët pesë muaj rresht, si me çelës, duke bërtitur ‘Rama ik, Berisha ik’, bashkohuni, se përndryshe kontributin tuaj ua merr lumi. Mbajeni ju thirrjen tuaj, por bashkohuni. Nuk dua që kontributi juaj të... sepse ju dhatë kontribut, pavarësisht se nuk po ndalem, do të bëni vetë analizat.

Por bashkimi është sepse nuk mund të vazhdohet me idenë e asaj që nuk është. Në çdo betejë, në çdo betejë, në çdo betejë je i detyruar të shohësh fushën, je i detyruar të bësh rigrupimin për të ndërmarrë sulmin tjetër. Dhe ky sulm duhet të jetë bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco