Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, iu përgjigj deputetes socialiste, Elisa Spiropali, pas deklaratës së saj të bërë një natë më parë në emisionin Top Story, të Grida Dumës, në Top Channel, ku u shpreh se Belinda Balluku e ka sulmuar përmes kreut të Tatimeve. Ilir Binaj mohon akuzat e Spiropalit dhe thekson se në bizneset e bashkëshortit të deputetes janë gjetur shkelje. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për presione dhe kërcënime. Kreu i Tatimeve e mbyll reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për Elisa Spiropalin, të cilës i kërkon të mos ja përmendë më emrin, pasi sipas tij, presioni dhe intimidimi i administratës publike përbëjnë shkelje të rënda etike dhe ligjore.