Orari i qëndrimit në shkollë pritet të zgjatet deri në 17:00 gjatë vitit 2027. Ajo që nisi si programi pas shkolle në 408 institucione arsimore në rang vendi në fillim të këtij viti shkollor, po planifikohet të zgjerohet. Vec bërjes së detyrave të shtëpisë në ambjentet mësimore, aktiviteteve art e zeje, module të reja do të shtohen si klubi i shkencës dhe i gjuhëve të huaja. Për ekspertët e arsimit ky projekt duhet të jetë gjithpërfshirës dhe të përfitojë çdo shkollë në mënyrë të unifikuar.