Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i pyetur në lidhje me deklaratat dhe akuzat e bëra nga Elisa Spiropali një natë më parë në Top Story me Grida Dumën në Top Channel, për problemet e brendshme sipas saj të partisë dhe se Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes, ka thënë se nuk komenton fjalë për fjalë për askënd. Ai tha se nga gjithë deklaratat e bëra nga deputetja e PS, mbështet atë për mungesën e meritokracisë, për të cilën thotë se mbetet një sfidë.