Humoristi i njohur Sevdai Radogoshi, të cilin publiku e njeh si Qumili, ka reaguar për herë të parë publikisht pas ndarjes nga jeta të motrës së tij, Floranta Radogoshi, më 18 nëntor.

Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Instagram Story, aktori ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë dërguar ngushëllime dhe i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira për të dhe familjen e tij.
“Ju falënderoj të gjithëve për ngushëllimet, respekt”, ka shkruar Qumili në mesazhin e tij.

Me këtë reagim të shkurtër, ai ka falënderuar miqtë, kolegët dhe ndjekësit për mbështetjen dhe fjalët e ngrohta pas humbjes së rëndë familjare.




