Nis funksionimi i sistemit të pagesave të shpejta në Kosovë

Në aktivitetin e prezantimit të Sistemit të Pagesave të Shpejta, të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës, mori pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se projekti përfaqëson një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës financiare kombëtare dhe përmirësimin e shërbimeve të pagesave, në linjë me zhvillimet dhe standardet moderne evropiane.

Të lidhura

None found

Ai vuri në dukje se vlera e këtij sistemi nuk qëndron vetëm te përparimi teknologjik, por te ndikimi i tij në ekonominë reale: pagesa më të shpejta dhe shërbime më efikase për qytetarët, qarkullim më i shpejtë i fondeve për bizneset dhe kosto më të ulëta të transfereve bankare. Në praktikë, sistemi do t’i lejojë qytetarët dhe bizneset të kryejnë transferta brenda pak sekondash, në çdo orë të ditës, shtatë ditë në javë, pa u varur nga orari bankar ose ditët e pushimit. Kjo nënkupton lehtësi më të madhe në pagesat e përditshme, akses më të shpejtë në fondet financiare dhe kosto më të ulëta për qytetarët dhe bizneset, theksoi ai.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se për Kosovën ky projekt shënon një arritje në infrastrukturë dhe një hap të prekshëm drejt afrimit me hapësirën financiare evropiane.

Ai shtoi se integrimi evropian ndërtohet duke zbatuar standardet, duke fuqizuar institucionet dhe duke zhvilluar infrastrukturën. Në këtë kuadër, Sistemi i Pagesave të Shpejta dhe procesi i anëtarësimit në SEPA përbëjnë pjesë të orientimit të përbashkët për një Kosovë me sektor financiar modern, më të integruar me tregjet evropiane dhe me shërbime më efikase si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Image

Ai shprehu mirënjohje për Bankën Botërore për përkrahjen financiare dhe partneritetin e vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, si dhe për Ministrinë e Financave për koordinimin dhe angazhimin e treguar. Gjithashtu, ai përgëzoi veçanërisht Bankën Qendrore të Kosovës për drejtimin dhe zbatimin e këtij projekti, si dhe institucionet financiare për kontributin e tyre në vënien në funksion të kësaj infrastrukture në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.


Shtuar më 20.11.2026 20:14

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet