Celebrities Film & Tv Showbiz

“Shumë kanë hyrë në atë derë…”/ Big Brother VIP rikthehet në dhjetor në Top Channel!

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të rikthehet në ekranin e madh të Top Channel, në muajin dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të BBV në “Instagram”, ku paralajmërohet nisja e një tjetër aventure televizive.

“Shumë kanë hyrë në atë derë. Asnjë nuk ka dalë i njëjtë. Disa humbasin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria. Një lojë. Big Brother VIP nga dhjetori”, thuhet në spotin e publikuar në Instagram.

“Big Brother VIP” është një nga formatet më të ndjekura të ekranit shqiptar, ku personazhe të njohur të fushave të ndryshme bashkëjetojnë në një shtëpi të izoluar nga bota e jashtme, ndërsa çdo ditë bëhen pjesë e dinamikave, sfidave dhe eliminimeve të lojës.

Ndërkohë janë përfolur shumë emra të njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe publiku mezi po pret që t’i zbulojë se kush janë ata.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.