FFK paralajmëron tri investime të reja në Gjilan për stadiume dhe fusha sportive

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar se në qytetin e Gjilanit do të zbatohen tri projekte të reja infrastrukturore me qëllim përmirësimin e kushteve për rritjen e futbollit në këtë rajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve për ndriçimin në stadiumin ndihmës të qytetit, aty ku ndeshjet i luajnë aktualisht skuadrat Drita dhe Gjilani, si dhe klubet e shkollat e futbollit, investimet do të vijojnë me tri projekte të tjera.

Të lidhura

None found

Projekti i parë përfshin shtrimin e një tapeti të ri sintetik në stadiumin ndihmës të Gjilanit, kurse investimi i dytë parashikon vendosjen e tapetit në fushën sportive që ndodhet në Zabelin e Sahit Agës.

Projekti i tretë, ndërkaq, lidhet me shtrimin e barit natyral në fushën e kampit stërvitor të FC Drita, duke krijuar kushte më të mira për përgatitjen e futbollistëve të klubit gjilanas.

Ademi ka njoftuar gjithashtu se, në partneritet me Komunën e Gjilanit, planifikohet ndërtimi i fushave të vogla sportive nëpër lagje dhe afër shkollave, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të disponojnë më shumë hapësira për t’u angazhuar me futboll.

Kreu i FFK-së ka nënvizuar se investimet infrastrukturore janë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit, duke shtuar se puna do të vijojë në bashkëpunim me klubet, komunën dhe Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit.


Shtuar më 20.11.2026 20:19

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet