Ish-sulmuesi i Barcelonës, Julio Salinas, ka kritikuar vendimin e klubit katalanas për t’i hapur rrugë largimit të mbrojtësit Inigo Martinez, duke e cilësuar këtë si një hap të gabuar.
Në një deklaratë për mediumin Mundo Deportivo, ish-futbollisti spanjoll u shpreh se Barcelona duhej të kishte bërë më shumë për të mbajtur qendërmbrojtësin, përfshirë edhe ofrimin e një kontrate të re dyvjeçare.
Të lidhura
None found
“Largimi i Inigo Martinezit ishte një gabim. Unë do ta kisha bindur të qëndronte duke ia zgjatur kontratën edhe për dy vjet”, deklaroi Salinas.
Megjithatë, ai beson se Barcelona vazhdon të ketë alternativa cilësore në repartin e mbrojtjes.
Salinas veçoi në mënyrë të posaçme Pau Cubarsin dhe Eric Garcian, por theksoi se përvoja e Martinezit ishte e rëndësishme për skuadrën dhe se klubi nuk duhej ta lejonte atë largim.
Këto deklarata vijnë në një moment kur vendimet e Barcelonës në afatin kalimtar të transferimeve dhe ndërtimi i repartit defensiv mbeten ende temë diskutimi.






