Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor 2026. Fillimisht, shtetasi me inicialet V. D. është konfliktuar fizikisht me dy persona në qytetin e Kukësit, për të cilët më pas ka bërë kallëzim në Drejtorinë Vendore të Policisë.
Por përplasja nuk është mbyllur me denoncimin. Teksa V. D. po udhëtonte me automjetin e tij në rrugën e Hasit, dy personat me të cilët ishte konfliktuar i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta, duke dëmtuar edhe automjetin.
Në makinë ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe ka kërkuar mbështetjen e shërbimeve të tjera policore.
Sipas Policisë, dy personat e identifikuar me inicialet S. J. dhe S. J., xhaxha e nip, janë larguar pas ndërhyrjes së efektivit dhe aktualisht janë shpallur në kërkim.













