Në hapje të prime-it të shtatë të Big Brother VIP Kosova 5, opinionisti Resul Sinani ka analizuar dinamikat dhe situatat që po zhvillohen mes banorëve brenda shtëpisë.
Sipas tij, shumica e banorëve kanë dikë që u pëlqen, por një faktor po i ndalon të hedhin hapin tjetër. “Janë në një situatë që po më pëlqen, por shumë prej tyre po thonë: ‘Po ma ka qejfi, por s’po më lë nana’. Dikush u pëlqen, por ose nuk munden, ose e kanë një pengesë prapa”, ka thënë ai.
Të lidhura
None found
Sinani ka theksuar gjithashtu se banorët më në fund e kanë nisur lojën, ndërsa deri tani, sipas tij, nuk po e fillonin atë. “Kanë filluar të luajnë banorët. Po e shoh që po e nxisin Akilin dhe po i shkojnë afër, duke i folur në vesh që situata të bëhet edhe më e madhe. Pra, më në fund po luajnë, edhe pse në fillim nuk kishin luajtur, pasi kishin ardhur me plane që dikush të dilte keq. Tani kanë filluar të luajnë”, ka komentuar Sinani.







