Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i ftuar në “Live me Luizin”, u pyet nëse është penduar për ndonjë veprim politik që ka bërë.
Korreshi tha se ajo për të cilën është penduar është momenti kur ka votuar për Lulzim Bashën, në vend që të votonte për Sokol Olldashin, për kryetar partie.
“Jam penduar që kam votuar Lulin dhe jo Sokol Olldashin. Jo se kam qenë promovues i Olldashit, por në atë kohë e gjithë shoqëria ime zgjodhi Bashën dhe ne në shoqëri zgjodhëm të ishim një grupim”, tha ai.
Një lojë e zhvilluar në emision ka vënë disi në siklet moderatorin Luiz Ejlli. Loja konsistonte në disa fotografi politikanësh, të cilat Ejlli i mbante pranë ballit pa i parë, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte indicie pa përmendur emrin, në mënyrë që ai të gjente personazhin në foto.
Situata u bë më pikante kur në një prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit.
Korreshi i dha disa indicie, duke i thënë se personazhin në fjalë e njihte mirë dhe se kishte qenë edhe kryetare.

“ Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.
“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.
“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.
“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.
“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.
“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.











