Aldo Gjini, i akuzuar nga SPAK si anëtar i organizatës kriminale të Rrajave në Fushë-Krujë, është zhvendosur nga burgu i Drenovës drejt regjimit special të sigurisë 41 BIS.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se kalimi i tij në këtë regjim u vendos pas një periudhe tre mujore vëzhgimi të vazhdueshëm. Deri më tani, Gjini qëndronte i veçuar në burgun e Drenovës, ndërsa tashmë do ta kryejë dënimin në kushtet e regjimit 41 BIS, ku aplikohen masa të ashpra sigurie dhe kufizime të theksuara në kontaktet me të tjerët.
Të lidhura
None found
SPAK e konsideron Aldo Gjinin pjesë të grupit kriminal të Rrajave në Fushë-Krujë, me dyshime për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të substancave narkotike. Gjatë një operacioni të kryer në dhjetor të vitit 2025, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, sipas raportimit të gazetares Lorena Kodra.
Emri i Gjinit është lidhur edhe me disa incidente të tjera kriminale, përfshirë një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2021. Po ashtu, ai raportohet se ka pasur përplasje me sistemin e drejtësisë edhe në Itali dhe Luksemburg.








