Trofeu i Topit të Artë, Harry Kane e ka të qartë se kush do të jetë pasuesi i tij… Bayerni i Mynihut frenon në ndeshjen e radhës në Bundesligë, atë të kthimit të Vincent Kompany në pankinë. Në Allianz Stadium skuadra bavareze nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me FC Köln duke marrë vetëm 1 pikë nga kjo përballje.
Në pjesën e parë Bayerni e pati të vështrë të gjejë ritmin e tij dhe të mposhtë mbrojtjen e Këlnit. Ishte pikërisht ky i fundit ai që gjeti golin e avantazhit me Moore pas një kundërsulmi në minutën e 12.
Megjithatë kampionët arritën të vendosin ekuilibrin në rezultat me golin e Nathaniel Broën që në minutën e 37 shënoi me një gjuajtje nga jashtë zone dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1.
Në 45 minutat e dyta u aktivizua edhe Jamal Musiala i cili kthehet në fushat e lojës pas 2 muajsh. Megjithatë gjërat nuk ndryshuan në këtë 45 minutësh dhe rezultati mbeti 1-1 me Bayernin që vazhdon të ruajë pathyeshmërinë dhe kreun në kampionat, në pritje të ndeshjes së Borussia Dortmund që do të luajë me Moenchengladbach.
Top Channel