Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11/2026 23:01

Një tjetër përpjekje e Ervin Matës për të shmangur ekstradimin drejt Shqipërisë është rrëzuar nga Gjykata Supreme e Brazilit. Në vendimin e datës 11 nëntor, të bërë publik një ditë më pas, gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar dy kërkesat e paraqitura nga mbrojtja, të cilat synonin të ndalonin ose të shtynin dorëzimin e tij te autoritetet shqiptare. Argumenti i parë lidhej me një kërkesë për azil në Brazil. Avokatët pretenduan se procedura për marrjen e statusit të refugjatit duhej të pengonte përkohësisht ekstradimin. Por, sipas gjykatësit, plotësimi i një formulari në internet nuk përbën kërkesë zyrtare për azil. Në vendim thuhet se Mata nuk ishte paraqitur personalisht pranë Policisë Federale për të konfirmuar kërkesën, çka kishte bërë që autoritetet braziliane të mos e pranonin atë për shqyrtim. Për këtë arsye, gjykata nuk gjeti bazë ligjore për të pezulluar ekstradimin. Por gjykatësi Alexandre de Moraes vlerësoi se ekzistenca e një hetimi penal në Brazil nuk përbën pengesë ligjore për ekstradimin.

Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48
Top Channel/ Veliaj do të operohet në Fier, Burgjet reagojnë pas letrës së tij ndaj Ballukut
20/11 19:46
Top Channel/ PD voton uljen e taksave, bashkohet me PS për ujin, pelenat e produktet menstruale
20/11 19:44