Zhuljeta Ruvina, 79 vjeçe, u gjet e pajetë në banesën e saj në lagjen numër 1 të Pogradecit, rreth tre ditë pasi dyshohet se kishte ndërruar jetë. Njoftimi për policinë u bë nga fqinjët, ndërsa gruaja, e cila për vite me radhë jetonte në Itali dhe kthehej në vendlindje për pushime, kishte ardhur në fillim të verës së bashku me djalin e saj dhe nuk ishte larguar më siç vepronte zakonisht. Pas hapjes së derës, 79-vjeçarja u konstatua pa shenja jete.