Vesa dhe Big Basta rrëfejnë të vërtetën për thashethemet e ndarjes dhe dëshirën për fëmijë të dytë: “Liamit do t’i bënim një motër ose vëlla”

Vesa dhe Big Basta kanë folur pa u rezervuar për lidhjen e tyre, duke trajtuar thashethemet për një ndarje të mundshme dhe planet për ta zgjeruar familjen. Gjatë një bisede me Luiz Ejllin, çifti iu përgjigj pyetjeve për jetën private dhe sqaroi zërat që kanë qarkulluar së fundmi në media.

Luizi i pyeti nëse janë vërtet të lumtur bashkë, duke iu referuar lajmeve që flisnin për krizë në marrëdhënie dhe një ndarje të mundshme. Ai donte të dinte se nga kishin nisur këto fjalë dhe cili ishte shkaku i tyre.

Të lidhura

None found

Vesa zgjodhi të flasë hapur dhe tregoi se një nga arsyet që i dha shtysë aludimeve lidhej me një shaka të saj gjatë një bisede private. Sipas këngëtares, kur Geri mori vendimin për të marrë pjesë në një program televiziv të ngjashëm me atë ku kishte qenë edhe Luizi, ajo i kishte thënë me shaka se po hynte në atë format, ata do të ndaheshin.

Megjithatë, Vesa sqaroi se kjo deklaratë nuk ishte serioze dhe se asnjëherë nuk kishte pasur si qëllim t’i jepte fund marrëdhënies. Ajo e krahasoi atë muhabet me një diskutim të zakonshëm mes shoqesh, duke nënvizuar se secili prej tyre ka hapësirën e vet në angazhimet profesionale dhe nuk ndërhyjnë në punët e njëri-tjetrit.

Kur Luizi e pyeti se sa shpesh kanë mosmarrëveshje, Vesa u përgjigj me humor: “Çdo ditë”, duke treguar se debatet janë pjesë e zakonshme e jetës së tyre në çift.

Një tjetër moment i bisedës ishte ai për këngën “Pasojat”, të cilën publiku e kishte interpretuar si një mesazh të lidhur me martesën e tyre. Luizi e pyeti Vesën nëse ky interpretim ishte i qëllimtë apo nëse ajo ishte befasuar nga reagimet.

Këngëtarja u shpreh se nuk kishte pasur nevojë të krijonte qëllimisht aludime për marrëdhënien e saj, pasi lajmet dhe komentet në media kishin ndihmuar që kënga të merrte më shumë vëmendje. Ajo shtoi se po të ishte për çdo këngë apo deklaratë që publikohet, ata do të ishin ndarë shumë herë.

Më pas, biseda kaloi te planet për zgjerimin e familjes. I pyetur nga Luizi nëse e ka menduar të bëhet sërish baba, Big Basta u përgjigj se e ka menduar dhe se dëshira për të pasur një tjetër fëmijë ekziston, por shtoi se këto janë “punët e Zotit”.

Edhe Vesa konfirmoi se të dy e duan shumë idenë për t’i dhënë djalit të tyre, Liamit, një motër ose vëlla. Ajo u shpreh: “Realisht, edhe unë edhe Geri i duam shumë fëmijët. Është bekim dhe kemi qejf që Liamit t’ia bëjmë një motër ose vëlla, por edhe largësia dhe eksperienca që patëm kur ishim jashtë, çdo gjë ndikoi.”

Vesa la të kuptohet se për një periudhë ata e kishin menduar familjen vetëm me Liamin, por dëshira për ta zgjeruar atë mbetet. Kështu, përmes kësaj bisede, çifti iu përgjigj aludimeve për ndarje, ndërsa zbuloi se një tjetër fëmijë është një dëshirë që e kanë diskutuar së bashku.

Pjesë nga biseda

Luizi: Me sa mora vesh, kohët e fundit ju jeni mëse të lumtur bashkë? Kohët e fundit, se çfarë kam lexuar, do fjalë, do lajme, jeni ndarë, jo kështu… Kush i hap këto fjalë? Ku është qëllimi i tyre, pse jua kanë bërë?

Vesa: A ta them troç?

Luizi: Troç, o troç!

Vesa: Kur vendosi Geri të marrë pjesë në një format televiziv të ngjashëm, siç ke qenë edhe ti, i kam thënë: “Po hyre atje, do të ndahesh me mua”. Dhe kaq, muhabet koti… Edhe fjalë për fjalë, normalisht, unë e kam thënë siç mund ta flasësh me një shoqe, por nuk është se do të ndahesha, sepse ne as nuk përzihemi në ato punët profesionale të njëri-tjetrit.

Luizi: Sa herë keni mosmarrëveshje me njëri-tjetrin?

Vesa: Çdo ditë.

Luizi: Vesa, kur dëgjove që kënga “Pasojat” po interpretohej si një mesazh për martesën tënde, si e prite? Nuk e prisje? E ke bërë me qëllim?

Vesa: Realisht, s’kam pasur nevojë ta bëj me qëllim, sepse këtu, kur i marrin lajmet, i marrin deri në atë formë saqë, në njëfarë mënyre, më kanë ndihmuar që të përhapet fjala dhe të bëhet publiciteti në mënyrën e duhur. Do të ishim ndarë njëqind herë sa herë që nxjerr ndonjë këngë.


Shtuar më 20.11.2026 23:15

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet