Nga goli i 986-të te penalltia e humbur, mbrëmje me dy fytyra për Ronaldon Konfederata Amerikanolatine e Futbollin, CONMEBOL i del në krah Gianni Infantinos, për zgjedhjet presidenciale të FIFA që do të mbahen në 18 mars të vitit 2027 në Rabat të Marokut.
Institucioni më i lartë i futbollit në Amerikën e Jugut përmes një komunikate bëri të ditur mbështetjen e fortë ndaj presidentin aktual të FIFA.
Në komunikatën e tij, CONMEBOL theksoi se ishte një vendim që u mor me unanimitet nga të 10 federatat anëtare të këtij organizmi duke shpjeguar se kanë vlerësuar udhëheqjen aktuale të Infantinos dhe transformimet pozitive në futboll të promovuar nga Infantino që është në postin e presidentin të FIFA që nga 2016.
Në Amerikën e Jugut, presidenti aktual i FIFA konsiderohet si shumë i afërt me kreun e Federatës Argjentinase, Claudio Tapia dhe atë të Federatës Kolumbiane, Ramon Jesurun.
Top Channel