Epoka e Artë” e Trump dhe JD Vance përqeshet në rrjetet sociale/ Imazhi i prodhuar me inteligjencë artificiale ndez kritikat: E humbët edhe Mississippi-n

Një valë talljesh dhe kritikash e ka përfshirë zëvendëspresidentin amerikan JD Vance pasi ai shpërndau një foto të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shihej krahas presidentit Donald Trump në një paraqitje që imitonte kopertinën e videolojës së njohur “Grand Theft Auto VI”.

Fotografia mbante titullin “The Golden Age XLVII” dhe qëllimi i saj ishte të nxirrte në pah sukseset e qeverisë Trump. Në përbërje të saj dalloheshin Vance dhe Trump të rrethuar nga pamje që simbolizonin murin kufitar, heqjen e tatimit mbi bakshishet dhe llogaritë e kursimit për të miturit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, publikimi që u pa më shumë se 1.6 milionë herë, shkaktoi një ortek reagimesh negative, pasi shumë përdorues e cilësuan si një mesazh që nuk përkonte me realitetin politik dhe ekonomik të vendit.

Nga komentet më të vlerësuara ishte ai i llogarisë Republicans Against Trump, e cila pyeti: “Epokë e artë për kë?”, teksa shpërndau një shkrim të New York Times për pasurimin e Trump pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Një tjetër ndërhyrje, nga përdoruesi Christopher Hale, e goditi administratën me ironi: “Ju humbët edhe Mississippi-n”.

Kritikat u zgjeruan edhe për shkak të shtrenjtimit të karburanteve e ushqimeve dhe zhvillimeve më të fundit politike.

Nuk munguan as përgjigjet vizuale. Përdorues të ndryshëm prodhuan me inteligjencë artificiale imazhe parodi që rimerrtnin stilin e kopertinës së GTA VI për ta kthyer mesazhin e Vance kundër tij.

Njëri prej tyre u emërtua “The S*** Age” dhe përmbante referenca për borxhin kombëtar, çmimet e karburanteve dhe luftën në Iran. Një imazh tjetër u quajt “The Failure Age”, ndërsa një përdorues e shoqëroi me frazën “Mission Failed”.

Postimi i Vance erdhi vetëm pak javë pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet afatmesme, ku ata humbën kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan.

Demokratët siguruan nëntë vende në Senat. Mes humbjeve të republikanëve ishte edhe ajo e senatores së Mississippi-t, Cindy Hyde-Smith, e cila u mposht nga demokrati Scott Colom me një diferencë prej 4,669 votash.

Më herët, Vance e kishte lidhur disfatën e partisë me luftën në Iran dhe ndikimin e saj mbi çmimet e karburanteve dhe ushqimeve.

“Arsyeja pse humbëm është lufta”, kishte shkruar ai në platformën X.

Ndërkohë, vëmendja është zhvendosur edhe te gara e mundshme për të zënë vendin e Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Një sondazh i Emerson College i publikuar të enjten tregoi se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gëzonte mbështetjen e 44 për qind të votuesve republikanë të anketuar, ndërsa JD Vance merrte 24 për qind.

Sidoqoftë, matje të tjera kanë dhënë shifra të ndryshme. Një anketim i Echelon Insights i kryer më 12-16 nëntor e rendiste Vance në 40 për qind dhe Rubion në 26 për qind.

Nga ana tjetër, Rubio ka lënë të nënkuptohet se nuk synon të hyjë në garë për president.

Teksa postimi i Vance vijon të komentohet në rrjetet sociale, Shtëpia e Bardhë kishte shpërndarë më parë një imazh të ngjashëm të krijuar me inteligjencë artificiale, po me stilin e GTA VI dhe mbishkrimin: “Ne e shpëtuam Amerikën përpara GTA 6”.


Shtuar më 20.11.2026 23:25

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet