Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit të saj dhe se së shpejti do të nisë lirimin e hapësirave të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve pa leje.
“Komisioni i posaçëm i QKUK-së, i formuar në mars të këtij viti, ka verifikuar gjendjen pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale. Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se QKUK-ja u ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave, duke u kërkuar të dëshmojnë bazën ligjore për shfrytëzimin e këtyre hapësirave.
Sipas njoftimit asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti është në proces legalizimi. Ndër dokumentet e dorëzuara thuhet se ka pasur kontrata të skaduara dhe aktvendime të paregjistruara në kadastër.
“Me konfirmimet kadastrale dhe rekomandimet zyrtare si nga Inspektorati Komunal, ashtu edhe nga ai i MMPHI-së, menaxhmenti i QKUK-së tashmë ka në dorë të gjitha instrumentet ligjore dhe do t’i përdorë për t’ua kthyer pacientëve e qytetarëve pronën publike”, thuhet në njoftim.
-
Nis hetimi pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK
-
Nis rrënimi i 6 objekteve pa leje te Liqeni i Ujmanit
-
SHSKUK-ja suspendon katër punonjës pas parregullsive me barnat dhe materialin shpenzues
-
Vendoset masë sigurie për tokën në zonën e Fakultetit Teknik, UP: Fitore e radhës ndaj cenuesve të pronave
-
Aksion për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut