Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga një takim me një grup studentësh, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim mbi protestat dhe mënyrën e shprehjes së pakënaqësive.
Përmes një videokartoline, Rama thekson se studentët pjesëmarrës mbështesin protestën paqësore dhe janë kundër përdorimit të dhunës dhe gurëve.
Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë falënderon edhe drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodon, për angazhimin në afrimin e të rinjve, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Rama bën të ditur se me studentët kanë rënë dakord që, për momentin, të mos bëjnë publik përmbajtjen e debatit, por vetëm pamjet nga takimi. Në fund të postimit, ai përcjell edhe një urim për një fundjavë të qetë.