Shqipëria të shtunën do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.


Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të jenë prezentë me intensitet të ulët kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 5m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 10m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/