Memaliaj feston për herë të parë 'Festën e Ullirit', panair me produkte vendase dhe koncert festiv

Memaliaj feston për herë të parë 'Festën e Ullirit', panair me produkte vendase dhe koncert festiv

08:43, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Memaliaj ka mirëpritur për herë të parë “Festën e Ullirit”, një aktivitet që ka sjellë atmosferë festive në sheshin e qytetit, duke e veshur atë me gjallërinë dhe ngjyrat karakteristike të vjeshtës, në kulmin e sezonit të vjeljes së ullirit.

Në kuadër të festës, u organizua një panair kulinarie dhe artizanati, ku fermerët, prodhuesit vendas dhe përfaqësuesit e agroturizmeve të zonës prezantuan produktet dhe traditat lokale.

Aktiviteti u shoqërua edhe me një koncert festiv, duke mbledhur së bashku banorë dhe vizitorë në një atmosferë bashkëpunimi dhe promovimi të vlerave të zonës.

Ulliri, simbol i paqes, begatisë dhe punës së palodhur ndër breza, u vendos në qendër të kësaj feste si një prej pasurive të rëndësishme të zonës së Memaliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco