Fuego ka ndarë me Vëllain e Madh detaje nga jeta e tij para famës, duke folur për familjen, periudhat e vështira dhe fillimet e karrierës.

Ai tregoi se vjen nga një familje e mirë dhe është rritur së bashku me tre vëllezërit e tij, duke theksuar se nuk u ka munguar asgjë.


Vij prej një familjeje shumë të mirë, jemi katër vëllezër, s’na ka munguar asgjë, u shpreh Fuego.

Artisti foli edhe për ndikimin që kanë pasur përjetimet e vështira në jetën e tij, duke zbuluar se pikërisht dhimbja e ka ndihmuar të zhvillojë aftësitë në shkrim.

Mu dhimbja ma ka zhvillu shkrimin, tha ai.

Gjatë bisedës, Fuego ndau edhe një kujtim nga jeta sentimentale, duke treguar se ishte vetëm 15 vjeç kur përjetoi dashurinë e parë dhe në atë kohë mendonte se nuk ekzistonte askush tjetër përveç vajzës që kishte në krah. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com