Jakup Krasniqi nis ditën e fundit të vizitës në Kosovë, pritet të kthehet sot në Hagë

21 Nëntor 2026 | 09:58

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur sot ditën e katërt dhe të fundit të qëndrimit në Kosovë, ku erdhi për një vizitë humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Krasniqi, i cili po qëndron në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, pritet të kthehet sot në Hagë, pas katër ditësh të kaluara pranë familjes.

Krasniqi është përcjellë nga automjetet e EULEX-it, ndërsa në afërsi të shtëpisë së tij janë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua...
09:56 | 21/11/2026

EULEX mohon pretendimet se zyrtarët e tij policorë të kenë drejtuar armë ndaj ndonjë familjari të Jakup Krasniqit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e këtij misioni u kanë drejtuar...
08:15 | 21/11/2026

Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: Rasti ynë ndryshon nga ai i Krimesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se rasti i...
20:25 | 20/11/2026