Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku

21/11/2026 11:04

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Akademisë së Arteve, ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Mbledhja ka në fokus organizimin e strukturave të PS-së dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një nga çështjet kryesore.

Kjo mbledhje vjen një javë pasi Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare dhe pati debate e vendime mjaft të bujshme.

Top Channel