Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Akademisë së Arteve, ku po zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Mbledhja ka në fokus organizimin e strukturave të PS-së dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës pritet të jetë një nga çështjet kryesore.
Takimi zhvillohet një javë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pati debate dhe u morën disa vendime që tërhoqën vëmendjen.